
Të reshurat e shiut të ditëve të fundit, kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Kosovës. Sot edhe lumi Llap ka dalë nga shtrati duke vërshuar tokat përreth.
Në këtë video të dërguar nga qytetari Sami Abdullahu nga fshati Vranidoll i komunës së Prishtinës, shihet se si uji i lumit Llap i ka vërshuar edhe kopshtet më pranë rrjedhës së lumit.
Vërshimet kanë dëmtuar të mbjellat pranverore dhe lamat me ushqim për bagëti në këto anë. Sipas të dhënave sinoptike, ky mot me shi do të vazhdojë të paktën edhe nesër. /Gazeta10/