Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes në Budapest

Gazeta10
17 Qershor 2023 - 17:02

Përfaqësuesja e Kosovës ka stërvitur të shtunën, një ditë pas barazimit me Rumaninë. Kosova e Rumania të premten mbrëma në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, luajtën pa gola.

Për “Dardanët” ishte barazimi i tretë në po aq ndeshje të luajtura në ciklin e ri eliminator për “Euro 2024”. Mori barazim premtues në Izrael 1:1, ndërsa barazoi edhe me Andorrën në shtëpi, me të njëjtin rezultat.

Kosova aktualisht renditet në pozitën e katërt me tri pikë. Në vendin e parë në grup është Zvicra me nëntë pikë, e përcjellë nga Rumania që ka shtatë pikë.

Në vendin e tretë është Izraeli me katër pikë. Andorra në pozitën e pestë ka një pikë, kurse Bjellorusia e fundit është pa pikë.

Lojtarët që ishin titullar, bashkë me Edon Zhegrovën që u inkuadrua në pjesën e dytë, patën seancë të veçantë rigjeneruese në palestër, kurse pjesa tjetër e ekipit stërviti intensivisht në Kampin Nacional në Hajvali.

Kosova në Budapest të Hungarisë do të udhëtojë të dielën në mëngjes, aty ku të martën do të luajë në udhëtim kundër Bjellorusisë. Ndeshja nis në orën 20:45.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.