Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gazetari që u sulmua në veri: Po mos të ishte Njësia Speciale e Kosovës, ne sot do të ishim të vdekur

Gazeta10
17 June 2023 - 17:09

Sulmet e gazetarëve në veri të vendit kanë qenë të pandalshme qysh me fillimin e tensioneve më 26 maj të këtij viti

Pleurat Salihu është një nga gazetarët e sulmuar dje në veri të Kosovës, i cili ka treguar detaje se si ndodhi sulmi ndaj tij dhe kolegëve në Leposaviç.

Ai tha se fillimisht kanë shkruar në pjesën veriore ku ndodhet dhe stacioni policor sepse bënë një raportim nga aty.

“Kur kemi shkuar në Leposaviç vazhduam të qetë, pa provokime, pa e kthyer kokën në të djathtë apo në të majtë edhe pse kanë qenë ato ofendimet, sharjet që i kemi përjetuar vazhdimisht dhe kemi shkuar deri te vendi ku është dhe objekti i komunës. Jemi stacionuar aty, ka qenë dhe ekipi i një media tjetër. Ai tregoi se në momentin që u vendosën në një nga çadrat që është vënë për mos t’u lagur nga shiu protestuesit dhe për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta. Ish-kryetari i Leposaviçit iu ka dhënë urdhër tre qytetarëve serbë që të na largojë nga çadra dhe të dalim ne në shi. Jemi larguar, kemi ndenjur në shi,” – u shpreh Salihu për Euronews.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.