
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Rafet Prekazi, MC Kresha, DJ Dagz dhe Dilara Gashi.
Gjatë diskutimit për Kosovën dhe barazimin e saj ndaj Rumanisë, foli edhe trajneri i mirënjohur i Kosovës, Rafet Prekazi.
Ai tha se Kosova nuk ishte në elementin e saj në ndeshjen ndaj Rumanisë.
“Pjesa e parë e kësaj ndeshje e Kosovës ishte më e dobëta e Kosovës në historinë e saj.”, tha trajneri.
Tutje, ai foli edhe për terrenin e stadiumit “Fadil Vokrri” në ditën e ndeshjes.
“Stadiumi kishte terren të dobët, mirëpo nuk ka arsyetime, terreni ishte i njejti edhe për kundërshtarin, Kosova duhej patjetër të fitonte ndeshjen”, përfundoi ai.