
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar për medie pas takimit të mbajtur me dy partitë opozitare, LDK dhe AAK.
Kurti ka thënë se fushata për konvertimin e targave do të vazhdojë deri më 31 tetor, teksa u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që t’i konvertojnë ato pa pasur nevojë të paguajnë, transmeton Gazeta10.
“Të gjithë qytetarëve të komunitetit serbë që janë qytetarë të Republikës së Kosovës, i inkurajojmë që ta shfrytëzojnë konvertimin e targave pa pasë nevojë të paguajnë TVSh, akcizë”, ka thënë ai./Gazeta10