Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘’Tragjike, Kosova e vetmja në BE me sanksione’’ – Mustafa: Po ndëshkohemi nga çlirimtarët tanë

Gazeta10
20 June 2023 - 23:59

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke komentuar marrëdhëniet e krisura të Kosovës me aleatët ka thënë se Kosova do të humb shumë nga kjo, raporton Gazeëta10.

Mustafa ka thënë se SHBA-ja me angazhim dhe mbështetje ka siguruar shumë njohje për Kosovën.

‘’Shumicën e njohjeve i kemi fituar bazuar në mbështetjen, angazhimin e SHBA-së. Unë kur kam qenë kryeministër e di që kemi pasur një përkrahje jo vetëm për njohje të reja, por edhe për anëtarësimin në organizata të tjera. Unë mendoj se nëse SHBA-ja s’na përkrah më tutje, Kosova do të humb shumë në këto procese.’’, deklaroi ai në ‘’Prime Time’’.

Ai e ka cilësuar si diçka tragjike sanksionet e vendosura kundrejt Kosovës nga ata që sipas tij janë ‘’çlirimtarë e ndërtues të shtetit të Kosovës’’.

‘’Sa i përket masave të tjera. Vetë të menduarit se Kosova do të sanksionohet nga SHBA-ja dhe BE-ja, është të menduarit tragjik. Sepse do të jemi i vetmi shtet në këtë pjesë të Bashkimit Evropian i cili do të jetë shtet i sanksionuar. Dhe nga kush do të sanksionohemi? Nga vendet që na kanë çliruar. Nga vendet që na kanë ndihmuar ta bëjmë shtetin, ndërtojmë shtetin që nga viti 2000 ose nga qershori 1999. Këto janë sinjale që duhet t’i kuptojmë dhe të japim përgjegjësi.’’, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.