
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, sot iu kushtua vëmendje rastit të Klan Kosovës dhe vendimit për qentë endacakë nga Komuna e Prishtinës.
Sondazhi i hapur ishte se “kush ka të drejtë në rastin Klan Kosova, qeveria apo mediat?” derisa sondazhi tjetër ishte se “si ju duket vendimi i Komunës së Prishtinës për qentë endacakë?”.
Qytetarët që telefonuan në emision live votuan ngjashëm në të dy rastet. 70% i dhanë të drejtë medias ndërsa 30% qeverisë.
Në pyetjen tjetër për vendimin e komunës, rezultati i njëjtë me 70% ishte opsioni mirë ndërsa 30% votuan opsionin keq.
Kurse në sondazhin e hapur online në kanalin zyrtar të Kanal10 në Youtube për rastin Klan Kosova, votuan 46% qeverinë ndërsa 54% mediat.