Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arifi publikon fotografi të këshilltares së Kurtit me shefin e BIA-së serbe, ka edhe një mesazh për dikë

Gazeta10
21 June 2023 - 18:37

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka publikuar një fotografi të ish-kryetares së kësaj komune, tanimë këshilltare e Kurtit, ku shihet së bashku me politikanin serb, shefin e BIA-së, Aleksandër Vulinin.

Arifi përmes kësaj fotografie iu është drejtuar analistit Sadri Ramabaja, të cilin e ka cilësuar si ‘’aparatçik’’ të VV-së, duke e pyetur se kjo fotografi a e bën tani Sinanin bashkëpunëtore të Vulinit, raporton Gazeta10.

‘’Tregojini këto fotografi aparatçikit të partisë në pushtet, Ramabajës, i cili shpifte paskrupullt në debatin e mbrëmshëm televiziv për të krijuar konspiracione bashkë me mjete e insinuata tjera propagandistike kundër meje.  Sa për sqarim: Në foto është Këshilltarja e Kryeministrit Kurti, Ardita Sinani me Vulinin dhe pyesni atë, se kjo foto a e bënë Sinanin tani bashkëpunëtore të Vulinit, meqë paska vizituar së bashku me Vulinin një manifestim lokal në Preshevë. Historia na mëson se lajkatarët dhe servilët e pushtetit, herët a vonë do të përfundojnë të turpëruar si plagë të rënda të shoqërisë sonë!’’, ka shkruar ai.

Arifi, ka qenë i ftuar dje në T7 dhe njëri nga të ftuarit e tjerë, Sadri Ramabaja ka aluduar në afërsinë e Arifit me politikanin serb, shefin e BIA-së, Aleksandër Vulin, duke e nxjerr në celularin e tij një fotografi të Arifit bashkë me Vulinin që qarkullon gjithandej nëpër rrjete sociale.

Për atë fotografi në Arifi u sqarua duke treguar se aty kanë qenë edhe me një zyrtar gjerman./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.