Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti: Zgjedhje të parakohshme në veri, vetëm sipas ligjit

Gazeta10
22 June 2023 - 21:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Bruksel, ka thënë se janë të hapur për zgjedhje të parakohshme në veri të vendit, shkruan Gazeta10.

Kurti ka thënë se ato do të mbahen vetëm sipas ligjeve të Kosovës, ku qytetarët duhet të nënshkruajnë peticion nëse duan t’ia përfundojnë mandatin kryetarti të tyre.

“Ndërkaq po, zgjedhje të parakohshme po, pa dyshim, jemi të hapur. Vetëm se zgjedhjet e parakohshme duhet të kenë zgjidhje ligjore, nuk mund të bëhen zgjedhje të parakohshme jashtë ligjit. S’e nuk mund të bëhen jashtë ligjit,. Siç e parasheh ligji me nënshkrim të peticionit nga qytetarët që duan t’ia përfundojnë mandatin kryetarit të komunës së tyre, kjo është brenda ligjit dhe është e mundshme në Kosovë.”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.