Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Alarmohet Borrell pas arrestimit të serbit në veri dhe marshimit të FSK-së në jug

Gazeta10
23 June 2023 - 19:18

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka reaguar pas situatës së sotme në veri ku policia e Kosovës arrestoi  një serb dhe pas marshimit të rregullt Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore, raporton Gazeta10.

Ai u shpreh shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës.

“Arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar Borrell në Twitter. /Gazeta10/

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.