Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mehaj për vërshimet në Pejë: Jemi në dispozicion me të gjitha kapacitetet

Gazeta10
25 Qershor 2023 - 8:48

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se njësitë kërkim-shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës janë nisur mbrëmë për në Pejë, për të ndihmuar qytetarët pas vërshimeve të tmerrshme që përfshinë dje këtë qytet.

Ai ka shkruar se janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar Pejën që ta tejkaloj këtë situatë, shkruan Gazeta10.

“Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalë në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.