
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Bekim Isufi e Faruk Statovci, Valon Berisha, Shota Baraliu, Lorik Jashanica dhe Kastriot Rexha.
Gjatë diskutimit për Kosovën dhe shkarkimin e trajnerit Alin Giresse, foli edhe Faruk Statovci.
“Kosovës i duhet një frymë e re në shtabin teknik, shkarkimi i Giresse është i vonuar por shumë i qëlluar”, tha ai.
Në vazhdim ai foli edhe për arsyen e shkarkimit të tij.
“Ftesa e lojtarëve pa minutazh, e ndeshjet e dobëta sidomos ajo ndaj Bjellorusisë ishin shkaktarët kryesorë të shkarkimit të tij.”, përfundoi ai.