Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Probleme me shpronësime në Vushtrri, ministria i injoron kërkesat për dialog

Gazeta10
31 August 2022 - 8:13

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar për një problem me shpronësime në magjistralen Vushtrri-Skënderaj, raporton Gazeta10.

Qytetari që është një nga organizatorët që po përpiqet ta zgjidh këtë problem ka thënë se dy herë kanë shkuar në ministri për këtë temë por nuk janë pranuar në takim.

“Po kemi biseduar edhe njëherë me këtë problemin që e kemi për këtë tokën për mosshpronësim Vushtri-Skënderaj, te magjistralja. Ne organziatorët jemi organizu edhe kemi shku dy here për takim, (duke iu referuar ministrisë) na është thënë që nuk është këtu, është jashtë vendit. Dy here na kanë kthy s’pranojnë as takim me pasë”, ka thënë ai.

Ai e ka potencuar se pavarësisht që ministri është shprehur i gatshëm për takim dhe se ata kanë bërë lutje edhe me shkrim ata serish nuk janë pranuar.

“Atëherë kur foli zv.ministri ka thënë që le të vijnë një takim me mbajtë por ai nuk na pranon. I kemi dërgu edhe me shkrim lutje, por absolut s’na kthejnë asgjë”, ka thënë ai më tej. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.