
Futbolli është një nga sportet më të përhapura, si në botë ashtu edhe në Kosovë.
Duke qenë se ështëë sport mjaft i populluar, edhe interesimi për të qenë pjesë e shkollave të futbollit është i madh.
E këtë mundësi, talentëve të rinj ua mundëson shkolla e sapohapur e futbollit, “Clinic Soccer”.
Kjo shkollë ka qendrën në Rahovec, gjersa është hapur vetëm para dy muajsh.
Themelues i kësaj shkolle të futbollit është ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Edmond Cana.
Cana ka deklaruar se është i përkushtuar që të punojë më fëmijë dhe të nxjerrë më të mirën prej tyre, duke theksuar që “Clinic Soccer” është shkolla e duhur në rrugëtimin për futbollin profesionist.
“Jemi të përkushtuar të edukojmë fëmijët e Rahovecit dhe t’i përgatisim ata për futbollin profesionist. Interesimi është i vazhdueshëm, andaj nga sezoni i ardhshëm do të fillojmë garat zyrtare të organizuara nga FFK me dy gjenerata” – tha Cana për Kanal10.
Pjesë e kësaj shkolle janë fëmijët nga gjenerata U6 deri në atë U12, si dhe po ashtu edhe vajzat e interesuara mund t’i bashkangjiten kësaj shkolle.
Të interesuarit për të qenë pjesë e Shkollës së Futbollit “Clinic Soccer Center” mund të regjistrohen në zyret e tyre në Palestrën “Mizair Isma” në Rahovec.