Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përkujtohet 79 vjetori i gjenocidit grek ndaj çamëve

Gazeta10
27 June 2023 - 19:21

Raporti: Saranda Aliu / Kanal10

Anëtarët e Shoqatës Çamëria në Kosovë, kanë përkujtuar 79 vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ndër të tjerash, ata janë shprehur të zhgënjyer me institucionet shtetërore që nuk po ndërmarrin asnjë veprim për ta kthyer drejtësinë në vend. Megjithatë, thonë se nuk do të ndalen derisa t’iu plotësohet kërkesat e tyre.

Edhe pas 8 dekadash të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, drejtësia nuk është vënë në vend.

Kështu kanë thënë anëtarët e Qendrës Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur, në shënimin e 79 vjetorit të kësaj ngjare.

Ndonëse jo shumë në numër, anëtarët e shoqatës u mblodhën para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për t’i përkujtuar viktimat e kësaj ngjarje, të cilën e konsiderojnë si njërën prej më të rëndave ndaj shqiptarëve.

Nënkryetari i Shoqatës Xheladin Tafallari ka thënë se u vranë mijëra civilë të pafajshëm vetëm se ishin shqiptarë myslimanë.

Ata kanë thënë se nuk do të ndalen asnjëherë për të kërkuar bashkim kombëtar, derisa kanë bërë thirrje për sensibilizim kombëtar si e vetmja rrugë për të ecur përpara. 

Edhe nga Shoqata Shqiptare e Muhaxhirëve u janë bashkuar dhimbjes për shqiptarët e Çamërisë.

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të civilëve por edhe me shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.