Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konjufca viziton BIK-un për Kurban Bajram: Është një festë e solidaritetit që na bashkon

Gazeta10
28 June 2023 - 11:42

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Pas takimit me myftiun Naim Tërnava, ai ka thënë se Kurban Bajrami është festës e mirësisë dhe sakrificës e cila na bashkon.

“E shfrytëzoj rastin që në emër të Kuvendit,myftiut Naim Tërnava, popullit të Kosovës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë të ua uroj festën”, ka thënë Konjufca.

“Është me të vërtetë një festë e cila na bashkon, festë e mirësisë, sakrificës, që na e kujton se sa i rëndësishëm është solidariteti, sa të rëndësishme janë porositë hyjnore për kujdes dhe dashuri”, ka shtuar ai.

Më këtë rast, ai ka falënderuar BIK-un për rolin pozitiv në shoqërinë kosovare

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.