
Një 70-vjeçare ka vdekur në orët e para të së mërkurës pasi ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë.
Mjekët emergjentë kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
“Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftim.