Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

E konfirmon Ten Hag, Ronaldo qëndron te Unitedi

Gazeta10
31 Gusht 2022 - 14:00

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë karrierën e tij te Manchester United, shkruan Gazeta10.

Trajneri i skuadrës së Manchester United, Erik Ten Hag, ka deklaruar se Ronaldo është pjesë e planeve të tij për këtë stinor.

“Është e qartë na duhen lojtarë me kualitet, sepse kemi shumë ndeshje. Na duhen shumë lojtarë, pasi kemi shumë ndeshje. Cristiano Ronaldo është shumë pjesë e planeve të mia me skuadrën. Nuk pres transferime të reja.” tha Ten Hag.

Cristiano Ronaldo kishte kërkuar largimin nga Manchester United gjatë kësaj vere, pasi dëshira e tij ishte të luante me një ekip që bën gara në Ligën e Kampionëve.

Ylli portugez ishte i lidhur për një kalim të mundshëm te disa skuadra të mëdha evropiane, por tanimë duket se ai do ta vazhdojë karrierën e tij në “Old Trafford”.

Ronaldo u rikthye te ‘Djajtë e Kuq’, pas një periudhe trevjeçare që e kaloi në Serie A, të skuadra e Juventusit.

Sezonin e kaluar me Unitedin, 37-vjeçari kishte shënuar 24 gola dhe tre asistime në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.