Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Lufta për liri nuk kishte alternativë” – Vëllezërit e heronjve Fahri e Bahri Fazliu vizitojnë çlirimtarët në Hagë

Gazeta10
01 July 2023 - 20:40

Vëllezërit e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu, Fadil e Nebih Fazliu së bashku me bashkëveprimtarët, nga Malësia e Madhe Plavë e Gucia, vëllezërit Tahir e Salih Gjonbalaj kanë vizituar në Hagë çlirimtarët.

Përmes një postimi në Facebook nga Haga ata kanë thënë se lufta e UÇK-së, ishte e drejtë dhe e pashmangshme, raporton Gazeta10.

“Lufta për liri nuk kishte alternativë.
Lufta e UÇK-së ishte e drejtë e pashmangshme dhe e domosdoshme.
Të bindur se do ta kalojnë edhe këtë sfidë.
Çlirimtarët ishin të fortë si gjithmonë.
Respekt për të gjithë ata Çlirimtarë që jetën e tyre e vënë në shërbim të kësaj lufte.
Liri për gjithë Çlirimtarët!🇦🇱”, thuhet në postim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.