Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rrahje në kryeqytet, policia arreston katër persona

Gazeta10
03 July 2023 - 11:55

Policia e Kosovës, ka arrestuar katër persona si të dyshuar për rrahje mes veti në kryeqyteti.

Në njoftimin e PK-së thuhet se është konfiskuar një armë zjarri me një fishekë dhe një thikë, raporton Gazeta10.

“Me datën 03.07.2023, njësitë policore si rezultat i implementimit të një plani operativ në terren, kanë arritur të sigurojnë informacione se në një parking në Prishtinë gjendet një veturë e dyshuar në të cilën ndodhet një armë zjarri, me ç’rast zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku si rezultat në të njëjtin lokacion kanë hasur në një rrahje mes disa personash. Lidhur me rastin janë thirrur në asistencë edhe njësi të tjera për intervenim, ku si rezultat janë shoqëruar në stacion policor gjithsej 6 (gjashtë) persona të dyshuar, të cilët më pas janë intervistuar. Po ashtu është bërë edhe kontrolli i veturës së dyshuar, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri, si dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar pronar i automjetit të lartcekur, është gjetur dhe është konfiskuar një thikë dhe një fishek.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas PK-së të përfshirë kanë qenë gjashtë persona që janë ndaluar në fillim, ndërkohë që pastaj dy janë liruar.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent ku ndaj personave të dyshuar të lartcekur janë iniciuar rastet ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’, ku 4 (katër) nga 6 (gjashtë) të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 (dy) të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.