
Në emisionin “Info10”, në televizionin e gazetarëve, ish ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, duke folur për masat e BE-së kundër Kosovës, deklaroi se këto masa ndëshkuese shkojnë përtej qeverisë, sipas tij ndëshkohet Kosova, raporton Gazeta10.
“Ka diçka ironike në këtë situatë, ka një unanimitet dhe dakordësi të të gjitha vendeve të BE-së për ta ndëshkuar Kosovën, uroj që ky unanimitet të ekzistojë edhe kur të shpërblehet Kosova”, tha Ukshini.
Sipas tij si Kosovë ani pse kemi të drejtë duhet të dalim nga kjo situatë sepse realpolitika nganjëherë nuk funksionon sa ke të drejtë sepse ne kemi pasur të drejtë edhe në 91,95, 96 por nuk kemi qenë në agjendat e BE-së.
“Ka ardhur koha që të gjejmë një “exit” dhe të levizim nga ky pozicion sepse mbetja në këtë pozicion e ndëshkon Kosovën”, tha Ukshini.
Ai tutje ka thënë se ne e dijmë qendrimin e presidentes për Ukrainën dhe Edi Ramën por jo për situatën në Kosovë. /Gazeta10/