
Aktivisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi i cili jeton edhe në SHBA, ka treguar në “INFO10”, tre shtyllat që sipas tij mbështetët aleanca mes Kosovës dhe Amerikës, shkruan Gazeta10.
Ai ka sqaruar se shtylla e parë janë vlerat e demokracisë, lirisë që të dyja vendet kanë, ndërsa shtylla e dytë është interesi i përbashkët që kanë të dyja vendet.
“Lidhja Amerika-Kosovë sipas meje mbështete në tre shtylla. Shtylla e parë është ajo e vlerave, si Kosova e Amerika, shqiptarët amerikanë, i kanë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë, familjes e plot vlera të tjera që janë universale por ato respektohen vetëm në vende ku ka demokraci e liri nga sundimtarët. Shtylla e dytë ku mbështeten këto marrëdhënie janë interesi i përbashkëta, interesi amerikano-shqiptare edhe të Kosovës janë konvergjente dhe mund të themi që I afrohen konkurrencës dmth përputhen shumë pikëpamje. Në këtë drejtim, Kosova si një shtet që ende në përmbyllje e sipër i ka disa frika, por Amerika e ka ndihmuar e sponzorizuar e tash e garanton edhe në interesa të veta.’’, tha ai në Kanal10.
Ai ka thënë se shtylla e tretë në të cilën mbështetët kjo aleancë është vizioni i përbashkët për botën.
“Shtylla e tretë është shtylla e vizionit të përbashkët, për botën për të ardhmen. Që bota të jetë një planet ku qeveritë, shteti do të shërbejnë për njerëzit, për lidhjen mes shtetit e njeriut ku s’do të ketë diktatura, shkelje lirisë, e të drejtave të njeriut.”, tha ai./Gazeta10