Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryetari i AGK-së takon Rutten e Bettelin, u tregon për rastin e ‘Klan Kosovës’

Gazeta10
04 July 2023 - 23:11

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka takuar kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Me dyshen, Rexha ka thënë se ka biseduar për tema të ndryshme, në mesin e të cilave ka folur për tentimin e qeverisë për, siç tha, “mbylljen e Klan Kosovës”.

“Me krerët e këtyre dy shteteve të BE-së, në cilësinë e kryetarit të AGK-së kam folur, mes tjerash, për gjendjen e lirisë së medies në Kosovë si dhe programin për strehimin e gazetarëve nga Ukraina dhe Afganistani. I kam falënderuar për ngritjen e shqetësimit për sulmet ndaj gazetarëve gjatë raportimeve në veri, dhe kam shprehur shqetësimin e thellë për tentimet e Qeverisë së Kosovës për të mbyllur televizionin Klan Kosova, që do të ishte goditje e rëndë për pluralizimin medial dhe lirinë e medies në Kosovë.”, ka shkruar Rexha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.