Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Imri Ahmeti rizgjidhet kryetar i LDK-së në Lipjan

Gazeta10
04 Korrik 2023 - 23:22

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan sonte e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, meqë rast, Imri Ahmeti, është rizgjedhur kryetar i kësaj dege, shkruan Gazeta10.

“Plot 1978 qytetarë e aktivistë të përfshirë në gjithë procesin zgjedhor e mbyllën sonte Kuvendin X Zgjedhor në Lipjan për ta rikonfirmuar rizgjedhjen e Imri Ahmetit kryetar dege edhe për një mandat të ri katër vjeçar. Mbështetja për Imri Ahmetin është mesazh për punën dhe angazhimin e tij të pashoq me strukturën e degës në Lipjan dhe të arriturat e sukseset e tij në qeverisjen komunale.”, thuhet në njoftimin e LDKsë.

Ahmeti është edhe kryetar i Lipjanit dhe sekretar i Përgjithshëm i LDK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.