Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tensionet në veri, Lajçak pritet të takohet edhe me Bislimin

Gazeta10
05 July 2023 - 10:17

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Kjo është konfirmuar nga kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media sot.

“Ai do të takohet edhe me zëvendësin tim dhe kryenegociatorin, Besnik Bislimi”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, në këtë takim do të diskutohet për uljen e tensioneve në veri dhe për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa për sa i përket takimit të tij me emisarin Lajçak, Kurti tha se ka qenë takim pozitiv. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.