
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ftoi sot në takim opinionistë e gazetarë për të diskutuar gjendjen politike të vendit, si dhe në vecanti për të folur për relacionet e Kosovës me aleatë.
Kësaj ftesë janë përgjigjur shumë gazetarë e analistë të njohur por ky takim ka qenë i mbyllur për medie. Ky takim erdhi pas paralajmërimeve të Abdixhikut se nga e mërkura do të nisë takimet e para me profesionistë të ndryshëm për të nxjerrë propozimet për dalje nga kriza e tanishme izoluese dhe tensionuese e Kosovës.
Ai tha se nga e mërkura, do të organizojë katër takimet e para ku do të shtrojë nevojën e ndërtimit e një rrugëtimi euroatlantik, por edhe propozimet e tyre për dalje nga kriza izoluese e tensionuese.
“Në të katër takimet e para, do të shtrojmë jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euroatlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vet pjesëmarrësit; e rruga e re e Republikës, do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithë shoqëror”, tha thënë Abdixhiku.