Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shpallet konkursi për pranimin e policëve të rinj, këto janë kriteret

Gazeta10
06 July 2023 - 8:27

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policor, shkruan Gazeta10.

Sipas njoftimit të PK-së, ku nuk bëhet e ditur se sa do të jetë numri i zyrtarëve të pranuar, janë paraqitur kushtet e konkursit që duhet t’i përmbushin kandidatët.

Duke klikuar këtu e gjeni konkursin e PK-së./Gazeta10

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës shpall: K O N K U R SPër pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.

Vendi i punës: Policia e Kosovës

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:

a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;

c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;

d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;

e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;

f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;

g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.