Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Edi Rama ka krijuar vëllazëri me Vuçiqin” – Shabani: Në Kosovë është krijuar një ide e tillë

Gazeta10
07 July 2023 - 18:12

Në emisionin “Info10”, me gazetaren Gresa Bardhecaj, në Kanal10, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani duke folur për raportin mes Kryeministrit të Kosovës, Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se që nga fillimi kur Kurti ka marrë mandatin si kryeministër, Edi Rama ka pasur raporte të ftohta dhe si duket nuk po arrijnë të tejkalojnë mospajtimet e tyre.

“Të dy liderët kanë ndryshime dhe ndarje rrugicash për disa pajtime politike që duhet të ndodhin në Ballkanin Përendimor, kjo është parë kur kryeministri Rama insiston në ndryshimin e mendjes së Kurtit që sipas Ramës mund të arrihet paqja”, tha Shabani.

Ai tutje tha se ideja e Ballkanit të Hapur e ka përshpejtuar Procesin e Berlinit pasiqë nga BE-ja kanë ardhur shumë vërejtje duke thënë se është e panevoshjme një projekt i tillë.

Shabani deklaroi po ashtu se në Kosovë ndoshta shumica e popullit ka krijuar idenë që Edi Rama ka krijuar vëllazëri me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për shkak të takimeve të shumta që ka pasur dhe sikur po anashkon kryeministrin Kurti. Në lidhje me këtë ide, Shabani ka thënë se nuk beson që kjo është e vërtetë.

Ai tute tha se nuk pret që raportet mes Kurtit dhe Ramës të ndikojnë në raportet vëllazërore mes dy shteteve.

“Edi Rama nuk do të lejojë një gjë të tillë sepse prishja e raporteve ka ndodhur nga prishja e Kurtit me ndërkombëtarët”, tha Shabani. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.