Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Publikohet fotografia e Gërvallës me Enver Hoxhën, Nurellari: Xhaxhi do t’ishte krenar me të

Gazeta10
09 July 2023 - 13:21

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari ka reaguar për deklaratën e djeshme të kryediplomatës, Donika Gërvalla se BE-ja është ”tigër prej letre” pa SHBA-në dhe NATO-n, duke thënë se qeveritarët aktual po garojnë me njëri-tjetrin se kush të bëj gafa më të papërgjegjshme.

Ai ka publikuar një fotografi të ministres së Jashtme gjatë kohës sa ishte pionere, ku shihet së bashku me komunistin Enver Hoxhën dhe ka thënë se e njëjta duket se u frymëzua nga ai për përdorimin e kësaj shprehje, shkruan Gazeta10.

“Qeveritarët aktualë të Kosovës garojnë me njeri-tjetrin se kush të bëjë gafat e veprimet më të papërgjegjshme të mundshme, dhe pas mbylljes së derës ndaj kryeministrit të Shqipërisë prej “profetit të rremë” të bashkimit kombëtar, ministrja e jashtme e Kosovës sulmon partnerët ndërkombëtarë me një frazë të huazuar nga propaganda enveristo-maoiste. Shprehja frazeologjike “Tigër letre” është përkthimi i frazës të lashtë kineze “zhilaohu” dhe i referohet diçkaje që në pamje të parë duket goxha kërcënuese, por që në realitet është e e pafuqishme apo e dobët.”, shkroi ai.

Ai teksa sqaroi përdorimin e kësaj fraze nga kreu i dinastisë kineze Ming, tha se të njëjtën thënje e përdorte edhe komunisti Hoxha, që sipas tij ndikoi tek Gërvalla më shumë sesa pjesa tjetër e jetës që ajo kaloi në Gjermani.

“Nejse këtë shprehje kineze e ka pas huazuar dhe përdorur rregullisht edhe Enver Hoxha gjatë sundimit të tij mizor në RPSSH dhe këtu me sa duket ka ardhur frymëzimni i ministres së jashtme të Kosovës për ta ripërdorur kundër perëndimorëve këtë shprehje nënçmuese klishe të epokës komuniste. Me pak fjalë është për të ardhur keq që zonja Gërvalla përdor një elmenet stilistik enverist kundër BE-së, gjë që deshnon se dekada e rinisë që ka kaluar në Shqipërinë enveriste e paska formuar dhe i ka lënë gjurmë më shumë sesa jeta në moshë të rritur në Gjermani.”, tha ai.

Tutje ai tha se ‘’me siguri xhaxhi do ishte krenar sot me deklaratën e saj!’’./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.