Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detaje të reja nga tragjedia e trefishtë në bregdetin shqiptar, fillojnë arrestimet

Gazeta10
10 July 2023 - 10:10

Është arrestuar nga policia pronari i lokalit në plazhin e Vilë Bashtovës, ku një ditë më parë humbën jetën tragjikisht tre anëtarë të një familjeje.

Ai është, akuzar  për vrasje nga pakujdesia për shkak të mos përmbushjes së kushteve të sigurisë për pushuesit në plazhin që menaxhonte.

Plazhi ku ndodhi ngjarja e rëndë nuk kishte roje bregdetare, kulla vrojtimi dhe as flamurin e kuq që të sinjalizonte pushuesit për rrezikun që mund t’u kanosej nga deti i trazuar.

Ngjarja e rëndë  ka ndodhur mesditën e ditës së djeshme ku babai 50-vjeçar E. H, nga Tirana së bashku me dy fëmijët e mitur të moshave 15 dhe 13 vjeç, janë  gjetur vdekjen teksa po laheshin në det.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.