
Në emisionin “Info10”, me gazetaren Gresa Bardhecaj, në Kanal 10, duke komentuar përgjimet e shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Asdren Shala nga PSD-ja, ka deklaruar se për PSD-në këto përgjime janë një argument shtesë e asaj që kemi thënë shumë më herët që kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit.
“Kjo forcë politike na ka shit moral për 15 vite dhe i ka dhënë vetit të drejtën ekskluzive me shpërnda çertifikata të patriotizmit”, tha Shala.
Sipas tij kjo forcë politike është më e afërta prej partive tjera me listën serbe, të cilën e ka quajtur për një kohë të gjatë si kriminale.
“Ky skandal është dashur të merrë më shumë vëmendje të publikut dhe opinionit, madje dhe qeveria do të duhej të reflektonte. Po të isha në vend të Kurtit do të mblidhja menjëherë kryesinë për të vendosur për të ardhmen e grupit parlamentar, tha Shala.
Ai tutje tha që shkarkimi nuk mjafton pasiqë përgjimet e ardhshme pritet të dëshmojnë koordinimin e VV-së me Listën Serbe për t’ua bërë kourumin, për me i lënë veteranët jashtë Ligjit të pagës minimale.
“Kjo është tradhti kombëtare, Kusari ka qenë e deleguara e Kurtit, sepse askush nuk operon brenda VV-së pa koordinim me Kurtin”, tha Shala.
Ai tutje tha se Kurti po vepron me armikun. /Gazeta10/