Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

A është vepër penale incizimi i bisedës pa pëlqimin e palës tjetër? – Përgjigjet avokati

Gazeta10
12 July 2023 - 17:55

Në emisionin “Info10”,në Kanal 10, avokat Musa Damati ka thënë se çështja e incizimit rregullohet me kodin penal të Kosovës.

Sipas tij një audioincizim për të qenë i vlefshëm duhet të jetë i paralajmëruar.

“Legjitimimi i një audioincizimi mund të vijë në shprehje kur ai ka të bëjë me zbulimin e veprës penale”, tha Damati.

Damati tutje duke folur rreth mundësisë së shkeljes së kodit penal nga ish deputeti Simiq, tha se kjo i mbetet gjykatës që të japë verdiktin final.

Avokati tutje tha se çdo qytetar e gëzon të drejtën që t’i adresohet drejtësisë  dhe në këtë rast edhe Mimoza Kusari ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e saj për t’iu drejtuar gjykatës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.