Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Kusari ka folur me urdhër të Kurtit”- Rama: Ky i fundit e konfirmoi sot

Gazeta10
12 July 2023 - 20:48

Gazetari dhe komentatori politik, Fidan Rama në emisionin “Politiko”, në Kanal 10, duke komentuar audio-incizimet e shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila me ish deputetin e Listës Serve, Simiq, ka thënë se Kusari- Lila ka folur me urdhër të Kurtit pasiqë ky i fundit e konfirmoi në deklaratën e fundit.

“Kurti me këtë deklaratë sapo e konfirmoj që ka dhënë urdhër që  zonja Mimoza Kusari- Lila me bisedu me secilin grup parlametarë për me siguru vota në raport me miratimin e ligjit që i bie që Kusari-Lila ka folur me urdhër të Kurtit, pra në mënyrë indirekte”, ka thënë ai

Ai tutje ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Kurti për të sigurur më shumë deputetë  për miratimin e një projektligji  ku ai është shprehur se këto janë vetëm shaka të kryeministrit Kurti pasiqë Kurti vetë ka 60 deputetë dhe nuk ka nevoj për deputet të tjerë sepse në Qeveri vetëm me 30 deputet mund të kalojn një miratim. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.