Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reagon Krasniqi: Ofendimi i veteranëve të UÇK-së dhe heroit Zymberi dëshmi e mentalitetit mashtrues të VV-së

Gazeta10
12 July 2023 - 22:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar në rrjetin social Facebook për incizimet e bisedës mes Mimoza Kusarit dhe Sllavko Simiqit ku Mimoza Kusari-Lila e kritikon Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, për fryerje të listës së veteranëve të UÇK-së.

Krasniqi shkroi se ofendimi i veteranëve të UÇK-së, i policit të vrarë në veri, Enver Zymberi, dhe i zyrtarëve të PDK-së, “është manifestimi më i hapur i mentalitetit tinëzar, mashtrues e pa dinjitet”

“Qeverisja e Albin Kurtit e ka degraduar çdo sferë të jetës. Stagnim në ekonomi, komë në diplomaci, kolaps në shëndetësi, degradim në arsim, izolim ndërkombëtar e kërcënim të fjalës së lirë. Tashmë edhe dëshmi konkrete për veprime të koordinuara mes Kurtit e Radojçiqit, përmes mashave të tyre Kusari-Lila e Simiq. Ka vetëm një rrugë për ta ndalë këtë degradim të gjithanshëm: zgjedhje të parakohshme sa më shpejt, për ta kthyer Kosovën në drejtimin e duhur”, shkroi Krasniqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.