
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me audio-incizimet e shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Në këtë auto-incizime janë përmendur edhe veteranët.
Haradinaj, ka shkruar se Qeveria po ua ngul thikën pas shpine aty ku u dhemb më së shumti.
Kosova nuk mund të qëndrojë e qetë, në kohën kur Qeveria e vendit, na e ngulë thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në lidhjen më të shenjtë të Kosovës, me NATO-n, Amerikën dhe me kategoritë e lirisë.
“Kosova nuk mund të qëndrojë e qetë, në kohën kur Qeveria e vendit, na e ngulë thikë pas shpine aty ku na dhemb më së shumti, në lidhjen më të shenjtë të Kosovës, me NATO-n, Amerikën dhe me kategoritë e lirisë”, ka shkruar Haradinaj.