
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi shkrimit të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku etiketohen gazetarët Buzhala dhe Kajtazi.
Çitaku e cilëson skandaloze deklaratën e Sveçlës dhe thotë se i njëjti po sillet si komisar.
“Skandaloze deklarata e Ministrit Xhelal Zvecla. Ministër, je aty me e mbrojtë rendin, ligjin, Kushtetutën. Jo me i sulmu mediat. Jo me e cënu fjalën e lirë.Po sillesh si Komisar. E për gjuhën kundër veteranëve, spo flas. Turp dhe mjerim” shkruan Citaku.
Reagimi i plotë: