Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

AGK: Gjuhë e rrezikshme e ministrit Sveçla ndaj gazetarëve

Gazeta10
15 July 2023 - 15:03

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili lidhi gazetarët me “luftën hibride” të presidentit serb Vuçiq.

Për këtë, AGK thotë se e ka parë me shqetësim “një postim të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, në të cilin ai përdor gjuhë të rrezikshme dhe të papranueshme në drejtim të mediave dhe gazetarëve”.

“Ministri Sveçla insinuon se audio-incizimet e Shefes së Grupit Parlamentar të partisë së tij, Mimoza Kusari Lila me ish-deputetin e Srpskas, Simiq u janë dhënë medieve kosovare nga presidenti serb, Vuçiq. Ministri gjithashtu akuzon gazetarët Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi për organizimin e protestës së veteranëve. Gjuha e tillë rrezikon sigurinë e gazetarëve të përmendur dhe është pjesë e tentimit të vazhdueshëm të pushtetit për të frikësuar mediet”, ka shkruar AGK. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.