Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestimi i Besnik Berishës, avokati Qelaj: Shtetit nuk i duhet një prokuror politik

Gazeta10
15 July 2023 - 15:47

Pas arrestimit të avokatit Besnik Berisha po vazhdojnë reagimet e profesionistëve dhe kolegëve të Berishës duke dënuar një veprin të tillë të prokurorisë.

Avokati Miftar Qelaj ka thënë se nëse avokati Berisha është arrestuar për të përligj dështimin e prokurorit si palë ne procedurën penale, ky do te jetë akti më ekstrem i përbuzjes së drejtësisë, sulmi më i rëndë që mund ti bëhet të drejtave dhe lirive të njeriut dhe dështim i plot i barazisë para ligjit.

Sipas tij ky rast legjitimon pa barazinë e palëve në procedurë, dëmton deri në përçmim profesionin e avokatisë si kategori kushtetuese, rrënon çdo vlerë të një shteti ligjor duke shëndrru vendin tonë të dashur vend ku s’ka siguri jurike, e si pasojë e bën vend të rrezikshëm për jetë.

“Shtetit nuk i duhet një prokuror politik qe vepron me urdhëra, shtetit nuk i duhet një prokuror që për të mbulu dështimet  e veta krijon “fajtor” të pafajshëm”, ka shkruar Qelaj. /Gazeta10/

Reagimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.