Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Martin Berishaj e Nagip Krasniqi po hetohen nga Task Forca Antikorrupsion 

Gazeta10
15 July 2023 - 22:38

Përveç rasteve në punë ndaj ish-funksionarëve të lartë të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, hetuesit e Task Forcës Antikorrupsion në Policinë e Kosovës kishin nisur hetime të shumta të rasteve edhe për ministrat e Qeverisë Kurti II si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve publike.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ishte një ndër personat të cilët po i hetonte kjo Task Forcë.

Task Forca Anti-korrupsion e majorit Shemsi Haziri, e kishte inicuar vetëm rastin ndaj Berishajt, të cilit edhe i kanë ngritur kallëzim penal nën dyshimin për shmangie tatimi, më pas hetimit janë zgjeruar edhe për shpërlarje të parave.

Hetimet për rastin Berishaj janë në proces. Deri më tash hetuesia ka bërë disa vizita në disa shtete për hetimin e këtij rasti.

Në hetimin e këtij rasti janë të përfshira shtetet si Kosova, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi dhe Sllovenia. Me të gjitha këto shtete, pikë e vetme kontakti me policinë për këtë rast ishte shefi i Task Forcës, Shemsi Haziri. Deri më tash dihet se Martin Berishaj ka pranuar mbi 1.5 milion euro në bankën NLB nga kompania GEN me seli në Beograd dhe dy ditë më pas i ka tërhequr kesh këto para.

Gjithashtu, Martin Berishaj në llogarinë e tij në Mal të Zi, dihet se ka pranuar mbi 600 mijë euro nga GEN me seli në Beograd. Ndërsa, në këtë llogari në Mal të Zi, ka pranuar edhe miliona të tjera, por nga burime të tjera, të cilat ende nuk dihen nga saktësisht.

Rast tjetër, i cili ka lëvizur tërë Qeverinë dhe mazhorancën e Kuvendit është arrestimi i Kryeshefit të KEK-ut, Ragip Krasniqi. Edhe për këtë të fundit, rasti ishte inicuar vetë nga Task Forca antikorrupsion, të cilët Krasniqin e kanë e kanë intervistuar në prill 2022, nën dyshimin se kishte lidhje me Martin Berishajn, të cilët dyshoheshin se ishin takuar në një vizitë në Kroaci, së bashku me disa kompani që merreshin me shit-blerjen e energjisë.

Sidoqoftë, gjatë zhvillimit të hetimeve, Task Forca ka arritur të gjejë prova për përfshirjen e tij në dhënien e disa kontratave një burimore, të dyshimta se ishin lidhur në mënyrë të kundërligjshme, të cilat kapin vlerën rreth 22 milionë euro, ku dyshohet se ai kishte favorizuar kompanitë e caktuara, duke ushtruar ndikim tek zyra e prokurimit në KEK.

Nagip Krasniqi po hetohet nga task forca antikorrupsion edhe në një rast tjetër, sërish për energji, por kësaj radhe nën dyshimin për mënyrën e pazareve me shit-blerjen e energjisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.