Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Bujqit me pak shpresa për një vit të bereqetshëm

Gazeta10
16 July 2023 - 20:47

Raporti: Saranda Aliu / Kanal10

Me nisjen e muajit të korrje shirjeve, shumë prej bujqve të Kosovës janë të kënaqur me rendimentin. Por, disa prej tyre janë të zhgënjyer nga produkti që kanë marrë në fund. Sipas tyre, reshjet e shiut kanë bërë që sivjet të ketë deri në 50% më pak grurë se sa vitin e kaluar. Megjithatë, thonë se subvencionet e dhëna nga qeveria po u ndihmojnë shumë.

Në këtë ditë të nxehtë korriku, Kujtim Kokollari nga Shpinadia e Prizrenit bashkë me familjarët e tij ka filluar korrje-shirjet.

Për aq sa ka korrur deri më tani thotë se është i kënaqur me rendimentin, e njëjtë pret edhe nga 50 hektarët e tjerë të mbjellë me grurë.

Megjithatë, sipas tij, si do që të jetë produkti këtë punë të cilën e ka bërë që nga fëmijëria, do të vazhdojë ta bëjë me shumë kënaqësi.

Por, si ky i fundit, i kënaqur nuk është edhe bujku Mazllam Halimi nga fshati Petrovë.

Kjo për shkak të reshjeve të shiut, që sipas tij në një pjesë të konsiderueshme të fushave ka dal më shumë bari se grurë.

Nga pesë hektarët, thotë se do të jetë i kënaqur nëse nxjerrë të paktën gjysmën e asaj që ka mbjellë.

Kështu thonë edhe shumë prej bujqve të tjerë.

Sivjet disa prej bujqve të Kosovës, janë zhgënjyer me rendimentin që kanë marrë nga korrje shirjet. Reshjet e shumta të shiut, sipas tyre, kanë bërë që këtë vit të ketë 50% më pak grurë se vitin e kaluar.

Ndryshe, nga Ministria e Bujqësisë kanë nisur t’i shpërndajnë subvencionet për bujqit e Kosovës.

Këtë vit, për një hektar do të jepen rreth 350 euro, nga të cilat pritet të blihen fara, plehu, pesticidet e nafta e mjeteve.

Për shkak të subvencioneve shumë prej  djerrinave janë kthyer në toka ku kultivohen produkte të ndryshme bujqësore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.