
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Faruk Statovcin dhe Bekim Isufin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Sunaj Keqi, Lorik Jashanica, Arbër Prekazi dhe Kron Sadiku.
Gjatë diskutimit për ekipet kosovare që zhvilluan ndeshjet e tyre në garat evropiane foli edhe Lorik Jashanica.
Gazetari i sportit, Jashanica tha se Ballkani tregoi muskujt e tij në ndeshjen ndaj Ludogorets, duke dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjes.
“Ballkani e stërdominoi kampionin bullgar, nuk e lejoi të krijojë raste në shumicën e ndeshjes.”
Tutje, gazetari sportiv foli pak edhe për lojën e zhvilluar të Ballkanit.
“Një skuadër si Ballkani është krijuar të luajë futboll të bukur e të arrijë suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.”, përfundoi ai.