Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dëshmitari i ri në Hagë, një britanik që punoi për OSBE-në gjatë luftës

Gazeta10
18 July 2023 - 12:38

Pas dëshmisë disa ditore të komandant Remit në Hagë, sot është paraqitur një tjetër dëshmitar.

Bëhet fjalë për britanikun, F.L i cili gjatë kohës së luftës kishte shërbyer për misionin e OSBE-së në Kosovë gjatë luftës. Në prezantimin e prokurorit, ai thuhet se ka pasur kontakt dhe ka intervistuar njerëz të ndaluar nga UÇK-ja gjatë luftës dhe se vetë për një moment ishte ndaluar nga forcat serbe.

Në fillim atij i është kërkuar ta nënshkruaj deklaratën e betimit të dëshmitarit.  Po ashtu, atij i janë bërë të ditura edhe përgjegjësitë dhe paralajmërimet për të mos folur me askënd për dëshminë e tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.