
Nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Imeri, në emisionin PolitikOFF ka treguar se si ka arritur të bëhet pjesë e garës së bashku me ambasadorin suedez.
Ai ka treguar se ambasadori suedez i ka kërkuar atij që të bëhen së bashku pjesë e emisionit dhe të garojnë me njëri tjetrin në Hiperaktive në Prishtina MALL.
“Ambasadori suedez e ka pa emisionin dhe ju është dukur mjaftë interesant, prandaj ai ka dëshiru me më sfidu në këtë lojë”, tha ai.
Sipas tij pas një situatë të tensionuar në veri, ishte e nevojshme një emision relaksues si ky format.
“Pas një situate të tensionuar politike në këtë vend, zakonisht ka nevojë për emisione relaksuese si PolitikOFF, sepse ka qenë atraktive edhe vitin e kaluar, po besoj se edhe këtë vitë do të jetë njëjtë”, tha Imeri.
Rikujtojmë se nënkryetari i Novobërdës edhe vitin e kaluar ka marrë pjesë në këtë emisionin duke u shpallur fitues i gares. /Gazeta10