Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori i BE-së takohet me kryetarin e KQZ-së, diskutohen zgjedhjet në veri

Gazeta10
18 July 2023 - 16:37

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar sot kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Szunyog ka thënë se me Radoniqin kanë diskutuar për zgjedhjet e parakohshme në veri të vendit, shkruan Gazeta10.

“I lumtur që takohem me Kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe diskutuam për punën në zbatimin e reformës së ligjit zgjedhor si dhe çështjet aktuale lidhur me zgjedhjet e parakohshme lokale në veri. BE-ja do të vazhdojë mbështetjen për KQZ-në në harmonizimin e akteve nënligjore me ligjin e ri.”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.