Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raportimi i Escobarit para Kongresit

Gazeta10
18 July 2023 - 19:15

Raporti: Bleona Dallaveraj / KANAL10

Raportimi i Emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të martën para kongresit, për dialogun Kosovë –Serbi, do t’i qartësojë shumë gjëra rreth këtij procesi. Kështu mendojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe procesit të dialogut, mes dy vendeve.

Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, vazhdon të jetë prioritet i lartë i kongresit amerikan.

Raportimi i emisarit të ShBA-së për dialogun, Gabriel Escobar, para anëtarëve të kongresit, do t’iu jap rrugë shumë gjërave në këtë proces.

Njohësit e zhvillimeve politike dhe të procesit të dialogut, presin që pas këtij raportimi Kosova të filloj me krijimin e draft statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas analistit, Belgzim Kamberi, Kosova po kritikohet për shkak të vonesës së krijimit të asociacionit, kërkesë kjo e kamotshme e SHBA-së.

Mirëpo, ndryshe mendon Profesori Universitar i Shkencave Politike, Jeton Kelmendi.

Sipas tij, raporti i Escobarit do të jetë negativ për Kosovën.

Për t’i dhënë shtytje procesit të dialogut dhe shtensonimit të situatës në veri të vendit, të mërkurën, dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi i Kosovës dhe Petar Petkoviq i Serbisë, do të takohen në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak.

Tashmë, Kosova është pajtuar për tërheqjen e 25 për qind të policisë në dhe përreth objekteve në komunat veriore, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve pas verës së këtij viti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.