
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, me anë të një postimi në rrjetin social ‘’Facebook’’, ka njoftuar qytetarët se 10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e ‘’Trafiku Urban’’ si shkak i vendimit të marrur në muajin janar të këtij viti për perdorimin e biletës ditore.
Tutje ai ka shtuar se autobusët e kësaj linje do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, ku 6 prej tyre do të jenë elektrik, dhe ka thënë se kjo risi do të shërbejë më shumë për qytetarët.
‘’Superlajm! 10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore.
Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët’’, ka shkruar ai.