Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dikur e kishte truprojë, Van Damme takon pas 25 vitesh shqiptarin në Kosovë

Gazeta10
20 July 2023 - 16:57

Ikona e filmave aksion, Jean-Claude Van Damme është duke qëndruar në Kosovë meqë rast fytyra të njohura publike janë takuar me të duke shpërndarë fotografi në rrjetet sociale.

Viktor Gjina Hoxha, truproja dhe miku i dikurshëm i Vandamit është takuar më aktorin pas 25 vitesh në Kosovë.

Hoxha përmes një postimi në facebook kujtoi kohën e takimit në Belgjikë ku tha se “bisedat e shumta të para 25 viteve nuk i ka harruar, dhe sot e vazhduam aty ku i kemi lënë, atëherë, atë   kohë”.

 “Duke i njohur mirë protokollet e vizitave të artistëve nuk deshta të ndërhyj e të turrem për takim, krejt kjo në shenjë respekti, por ja që miqt si ky nuk të harrojnë, dhe sot më ftoj në takim e me shumë kënaqësi e vizitova dhe rikujtuam e biseduam po ato muhabete që i diskutonim në vitin 1998, por sot në një ambient ndryshe, dhe i kënaqur që në vendin tim.”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.