Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Murati: Gati 81 mijë persona në Kosovë paguhen më pak se 264 euro në muaj

Gazeta10
22 July 2023 - 8:26

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murat, ka thënë se janë gati 81 mijë persona që paguhen më pak se 264 euro në muaj.

Këtë statistikë, Murati e ka ndarë me ndjekësit pasi Ligji për Pagën Minimale përfundoi në Gjykatën Kushtetuese.

Murati ka thënë ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 130/170 euro, sot e paskan dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale.

“Pra lëre që ata vetë nuk e rritën pagën minimale sa ishin në pushtet, por tash kur ne e rritëm, po tentojnë që me çdo kusht ta bllokojnë. Pse vallë kanë kaq shumë urrejtje?!”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, AAK e ka dërguar në Kushtetuese këtë ligj meqë në të s’janë përfshirë veteranët e UÇK’së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.