Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Takimi i elefantëve, 17 vjet pas në kërkim të pavarësisë

Gazeta10
24 July 2023 - 18:56

Raporti: Kanal 10

24 korriku i vitit 2006, shënon atë që në histori njihet si takimi i Elefantëve – dy delegacioneve më të larta politike e shtetërore të Kosovës dhe Serbisë.

Të ulur për herë të parë ballë për ballë, delegacionet u thirrën në Vjenë, në një qytet neutral për të nisur bisedat për të ardhmen e Kosovës.

Deleagacioni i Kosovës, i prirë nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe lideri i Opozitës, Hashim Thaçi, kishin arritur më herët në ndërtesën ku mbahej takimi.

Ata këmbëngulën që në takmin e parë se janë në Vjenë vetëm për pavarësi të Kosovës.

“Është e qartë se qëndrimet e palëve mbeten shumë larg,” tha i dërguari i posaçëm i OKB-së, Marti Ahtisaari, në një konferencë shtypi.

“Si takimi i parë i këtij lloji, kushti i sotëm (e hënë) kishte për qëllim t’u mundësonte të dyja palëve të paraqisnin dhe dëshmonin qëndrimet e tyre përkatëse dhe takimi e arriti këtë objektiv. Prezantimi tregon se është evidente se qëndrimet e palëve mbeten shumë larg njëri-tjetrit. Beogradi do të pajtohej me pothuajse çdo gjë përveç pavarësisë, ku Prishtina nuk do të pranonte asgjë përveç pavarësisë së plotë. zgjuarsinë dhe gatishmërinë e palëve”, tha ai.

Delegacionet dhanë argumentet e tyre të njohura për gazetarët pas takimit me dyer të mbyllura.

Fatmir Sejdiu, ish-presidenti i Kosovës kishte deklaruar se vullneti i shumicës etnike shqiptare nuk mund të negociohej.

Njëjtë ishte shprehur edhe udhëheqësi i opozitës në atë kohë, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.

Kosova ka thënë se Serbia humbi të drejtën e saj për të qeverisur  pasi ish-udhëheqja e saj ndezi një luftë në të cilën u vranë rreth dhjetë mijë shqiptarë etnikë.

Vojislav Koshtunica, kryeministri i Serbisë në atë kohë kishte deklaruar në takim se vendi i tij nuk do të pranonte të krijohej një shtet tjetër në 15 për qind të territorit të tij.

Serbia pretendon se Kosova është zemra e mbretërisë së saj dhe djepi mesjetar i shtetësisë së saj.

Statusi i Kosovës u diskutua për herë të fundit zyrtarisht në vitin 1999 në kulmin e luftës që vuri përballë UCK-në dhe makinerinë vrastare të Slobodan Millosheviçit. 

VIDEO: https://youtu.be/xzcN8pdDTwQ

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.