
Radiotelevizioni i Kosovës është gjobitur me 1500 euro për një veprim të jashtëligjshëm.
RTK është gjetur përgjegjëse për shkeljen e dispozistës së Ligjit të punës për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.
Lidhur me këtë, shqetësim ka shprehur Sindikata e Punëtorëve të RTK-së të cilët kanë thënë se për këtë dëm financiar që po i bëhet RTK-së askush nuk po jep përgjegjësi.
“Të punësuarit e RTK-së po përballen me kushte të tmerrshme të punës, prej mungesës në këto temperatura ekstremisht të larta të klimatizimit, e deri te mungesa e karrigeve.”, thuhet në një reagim të SPRTK-së.
“Derisa drejtuesit e RTK-së ankohen se këto nevoja elementare të punës nuk po mund t’i plotësojnë për shkak të mungesës së buxhetit, gjobat për shkak të veprimeve të paligjshme të tyre janë bëre pothuajse përditshmëri në RTK.”, thuhet gjithashtu.